• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Ylli i Bayern Munchen transferohet tek Real Madrid!

Byadmin

May 28, 2021

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit austriak, David Alaba, i cili vjen si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayern Munichun.

Pas largimit të trajnerit Zinedine Zidane, Real Madridi ka konfirmuar ardhjen e parë të verës.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ardhjen e ndonjë trajneri të ri, por për transferimin e një lojtari të njohur.

Është fjala për yllin austriak, David Alaba, i cili transferohet në Santiago Bernabeu si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayernin.

Është vet klubi mbretëror që ka konfirmuar transferimin e Alabas me anë të rrjeteve sociale.

“Real Madrid CF ka arritur një marrëveshje me lojtarin David Alaba, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme”.

“David Alaba do të paraqitet si një lojtar i ri i Real Madrid pas përfundimit të Euro 2021”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *