• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: U afrua me bujë, Partizani mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin! (FOTO)

Byadmin

May 28, 2021

Partizani ka zyrtarizuar mbylljen e kontratës me mbrojtësin nga El Salvadori, Roberto Dominguez.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Partizanit në “Facebook”, e cila shkroi për ndërprerjen e kontratës me 23 vjeçarin.

Dominguez nuk arriti të bëhet protagonist me “demat e kuq” duke luajtur vetëm dy ndeshje si titullarë teksa u afrua me bujë të madhe në merkaton e janarit.

Deklarata e plotë e Partizanit

ZYRTARE
ROBERTO DOMINGUEZ MBYLL AVENTURËN ME PARTIZANINFK Partizani njofton përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Dominguez. Klubi dhe 23 vjeçari nga El Salvador kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Dominguez u bashkua me 16-të herë kampionët e Shqipërisë përgjatë merkatos së Janarit.

FK Partizani i uron Roberto Dominguez shumë suksese në karrierën e tij sportive.

May be an image of 1 person and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *