• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Tirana firmos me sulmuesin e Kombëtares…(FOTO)

Byadmin

May 28, 2021

Skuadra e Tiranës ka njoftuar zyrtarizimin e marrëveshjes me sulmuesin Taulant Seferi i cili u afrua 6 muaj më parë nga zviceranët e Jang Bojsit.

Seferi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin bardheblu duke qenë një përforcim mjaft i mirë për sulmin e Tiranës. Vetëm në 6 muaj me bardheblutë, 25 vjeçari realizoi 7 gola duke kontribuar shumë dhe në aksionet për gol të Tiranës.

Ky është zyrtarizimi i parë i sezonit për klubin bardheblu, duke e nisur konfirmimin nga sulmi.

NJOFTIMI ZYRTAR I FK TIRANËS:

Taulant Seferi nënshkruan me Tiranën! ⚪️🔵Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim. #TaulantSeferixKFTirana#YBxKFT @bscyb_offiziell 🤝 @kftirana.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *