• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Juventus shkarkon Pirlon, njihuni me trajnerin e ri…(FOTO)

Byadmin

May 28, 2021

Nuk ka më dyshime, Maks Alegri është zyrtarizuar si trajner i ardhshëm i skuadrës së Juventusit.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi bardhezi e cila në rrjetet sociale shkroi “Mirë se u ktheve Maks”.

Alegri ka firmosur një marrëveshje 5 vjeçare si teknik i Juventusit, ku do të fitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuse.

Për 53 vjeçarin ky është një rikthim tek “Zonja e Vjetër”, pasi më herët e ka drejtuar klubin bardhezi në vitet 2014-2019 duke fituar dhe 11 tituj.

DEKLARATA E JUVENTUSIT

MIRC SE VJEN,  MAKS!
Masimiliano Alegri është përsëri trajneri i Juventusit. Alegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do dhe anasjelltas, për të filluar një udhëtim të ri së bashku sot, drejt qëllimeve të reja.

Sukseset e arritura në aventurën e tij të parë në Juventus janë gdhendur në historinë e klubit: pesë tituj kampion, katër Kupa Italie, dy Super Kupa, dy finale të Ligës së Kampionëve në tre sezone, bëma epike në Itali dhe Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *