• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia-Laçi/ Ja momentet pikante gjatë sfidës!

Byadmin

May 28, 2021

Kthimi i tifozëve në “Loro Boriçi” ngrohu atmosferën në stadium, por krijoi edhe probleme, kjo për shkak të hidhërimit që prodhonin golat që shënonte Teuta në Durrës. “Panorama Sport” ju përcjell më poshtë ato që nuk u panë gjatë transmetimit të ndeshjes Vllaznia-Laçi:

-Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishin të pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit”, por të shumtë ishin edhe ata që mbetën jashtë dhe që kishin shumë dëshirë që të ishin të pranishëm në këtë sfidë.

-Shumë kontestime ndaj Mazrekajt në minutën e 11-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar që ngjalli jo pak reagime nga tifozët kuqeblu.

-Një pantofël përfundon në fushë në minutën e 14-të. -Ilaritet në shkallët e “Loro Boriçit”, në të 16-tën minutë kur mësohet se Teuta ka shënuar në portën e Apolonisë.

-Dhuron spektakël me një veprim të tijin në minutën e 21-të tekniku Duro ku edhe merr duartrokitjet e tifozërisë shkodrane.

-Goli i dytë i shënuar në Durrës ul entuziazmin në stadiumin “Loro Boriçi”, por ka ovacione pas golit të shënuar nga Apolonia. Atmosfera ndizet në “Loro Boriçi”.

-“Edhe 1, edhe 1”, ka qenë shprehja më e përdorur nga tifozëria shkodrane e pranishme në stadium në takimin e djeshëm.

-Ilaritet për Imerin në minutën e 53-të kur ka humbur një mundësi ideale për gol. Madje, lojtari pak çaste më vonë është larguar mes vërshëllimash të tifozëve të pranishëm.

-Të panevojshme disa shishe të hedhura në drejtim të lojtarëve rezervë të ekipit mik në të 64-ën minutë. -Humbasin shpresat e tifozërisë shkodrane pas pësimit të golit të katërt nga skuadra e Apolonisë.

-Sërish fluturojnë shishe në drejtim të Mazrekajt në minutën e 85- të, kur ky lojtar largohet nga fusha e lojës.

-Merr të kuq dhe duartrokitjet e të pranishmëve qendërmbrojtësi Mevlan Adili në minutën e 88-të. Atë e lëshojnë nervat duke bërë një ndërhyrje më se të gabuar ndaj Fatmir Prengës së Laçit.

-Trajneri Brdariç dhe i gjithë stafi kuqeblu kërkojnë që tifozët të mos hedhin shishe në fushën e lojës. Kërkojnë më shumë mbështetje sesa hedhje shishesh nga ana e tyre.

-Lot gëzimi e hidhërimi në fund edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi, personi që ka pa diskutim meritën e rezultateve të Vllaznisë, e madje në kushte aspak të favorshme.

-Përqafime shumë miqësore në fund si miq dhe ish-shokë skuadre që në fëmijëri. Pikërisht kjo ishte mes portierit të Laçit Alen Sherri, që nuk luajti, si dhe kapitenit të Vllaznisë, Gurishta. Të dy kampionë te grup-moshat e Vllaznisë.

-Ish-futbollisti dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici, pas ndeshjes për “Panorama Sport” u shpreh: “Të kishte dalë Vllaznia kampione do të isha gëzuar si të më kishte lindur djalë. E kam thënë para tri vitesh, po punojmë për një projekt afatgjatë. E më në fund dita erdhi, pavarësisht se dëshira e mundëstë të ishim kampion ishte e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *