• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Komiteti i eksperteve publikon masat e reja të kufizimeve! Ja kur do hapen stadiumet

Byadmin

May 27, 2021

Komiteti i Ekspertëve ka njoftuar ditën e sotme, se do të lejohen tifozët në aktivitetet e sportit në masë të reduktuar, 30%, duke filluar nga 1 korriku.

Për shkak të situatës së pandemisë që po shkon drejt përmirësimit, Komiteti i Ekspertëve ka njoftuar se do të lejohen tifozët në kapacitet prej 30% të vendeve.

“ Duke filluar nga 1 korriku, do lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve, në kapacitetet e reduktuara me 30%.”, tha Rakacolli.

Mblidhet sot Komiteti i Ekspertëve, ç'do bëhet me masat anti-Covid –  Albeu.com

Në këtë mënyrë shuhen shpresat që në finalen e Kupës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë më 31 maj, të ketë tifozë në shkallët e stadiumit.

VENDIMET:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• ora polícore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

May be an image of outdoors and stadium

Nga 15 Qershor:
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora polícore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *