• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Pas akuzave të Nishanit reagon Basha: Limiti u tejkalua, nuk lejoj të shpifësh…

Byadmin

May 27, 2021

Lulzim Basha përgënjeshtri deklaratën e ish-presidentit Bujar Nishai se ai e ka ditur vendimin e SHBA-ve për shpalljen ‘non grata’, të ish-Presidentit Berisha ndaj ka afruara datën e zgjedhjeve në PD.

“Kam refuzuar reàgimet që nxisin përçàrje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit.

Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpífjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë.

Këto shpífje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”, u shpreh Basha në një njoftim për median, të enjten.

MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD/ Nishani i ftoi mediat, Lulzim Basha  nuk i pranoi – AlpeNews

Nishani i ftuar në News24 u shpreh se:

“Unë kam kuptuar se zoti Basha ka qenë në dijeni të informacionit, pasi jo pa qëllim afroi jo në mënyrë të pritur datën e zgjedhjeve brenda partisë”.

Ndërsa, Berisha nuk beson se Basha ka ndikuar në këtë vendim. Në një bisedë në emisionin PolitikOn, Berisha u shpreh se:

“Në situata të tilla janë të pashmangshme qarkullimet e mendimeve të ndryshme. Së pari, ato që thotë zoti Nishani, për të cilin kam respekt të padiskutueshëm dhe ai ka qenë dhe është, për kohën, një nga bashkëpunëtorët më të shkëlqyer, prrsonalisht, përveç fjalëve në ajër, nuk kam asnjë të dhënë konkrete. Të marrim pak nga ana tjetër, se duhet të jemi racionalë në arsyetim: që të ketë ndikuar Lulzim Basha në këtë proces, unë nuk e besoj”.

Lulzim Basha po mban peng PD"! Bujar Nishani kundër kryedemokratit:  Shembulli i paaftësisë po asgjëson partinë! - Balkanweb.com - News24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *