• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Teuta shpallet kampione, Vllaznia bën detyrën! Apolonia dhe Bylis bien nga Superliga! (VIDEO)

Byadmin

May 26, 2021

Durrësi në delir! Teuta shpallet për herë të dytë kampione e Shqipërisë. Fitorja e sotme 6-1 ndaj Apolonisë ka vulosur titullin për “djemtë e detit”, të cilët kishin plot 27 vite që prisnin të merrnin trofeun më të rëndësishëm në vend.

Dejvi Bregu ka qenë heroi i ndeshjes së sotme, me tri gola që vulosën titullin dhe gjithashtu e shpallën kryegaolshënues të Superiores. Lorenco Vila, kapiteni Renato Arapi dhe Sebino Plaku në fund plotësuan triumfin e thellë, aq sa i duhej Teutës për të mos u dëmtuar aspak nga fitorja 2-0 e Vllaznisë ndaj Laçit.

Goli që shkurtoi porivizorisht shifrat nga Redon Mihana për Apoloninë u duk sikur tronditi durrsakët, por gjithsesi sot ishte dita e tyre dhe nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren.

Fierakët u munduan t’ua bënin të vështirë durrsakëve, por nuk kishin forcën e duhur, në një kohë që e mbyllën me 9 lojtarë pas kartonëve të kuq të mbrojtësve Serjan Repaj dhe dhe Elion Sota në pjesën e dytë. I pranishëm gjatë gjithë ndeshjes në Durrës ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili dorëzoi edhe trofeun e kampionit. Teuta do të marrë pjesë tashmë në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

May be an image of 33 people and text that says 'CHAMPIONS 2020-2021 2021 wEM H'

Mbyllet rrugëtimi i Bylisit në Kategorinë Superiore! Ballshiotët nuk kanë arritur dot të sigurojnë mbijetesën, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 9-të me 32 pikë, 3 pikë më pak se Kastrioti i vendit të tetë.

Ballshiotët janë mposhtur ditën e sotme nga Partizani në shtëpi 2-4. Nga ana tjetër, Partizani e mbyll kampionatin ne vendin e tretë me 65 pikë.

Nga sezoni i ardhshëm Bylisi do të luajë në Kategorinë e Parë, aty nga ku erdhën 2 vite më parë, ndërkohë që Partizani ka mundësinë të luajë në Kupat e Europës.

May be an image of 3 people and text that says 'Kategoria Superiore FSHF PMTP SELITA 6 TRANS KOTE 38 FK PARTIZANI ©PARTIZANI.AL PARTIZANICLUB FKPAR PARTIZANI OFF ICIAL BYLIS FULL TIME 2 JAVA XXXVI 90 PARTIZANI TIRANE 35 CARA, 63 CARDOSO, 90 SELITA, 90+2MALA WWW.PARTIZANI.AL'

Vllaznia ka triumfuar 2-0 ndaj Laçit në ndeshjen e fundit të kampionatit, por fitorja nuk mjaftoi që shkodranët të fitojnë titullin kampion.

191497730_161857925948894_4605232496829185110_n

Teuta në krahun tjetër triumfoi 6-1 ndaj Apolonisë dhe për këtë arsye, titullin e fituan durrsakët. Për t’u rikthye te ndeshja e Vllaznisë, shkodranët triumfuan 2-0, falë golave të Herald Markut nga penalltia në minutën e 26-të dhe Dilaver në minutën e 59-të.

Skuadra e Brdariç mbyll kështu një sezon spektakolar në vendin e dytë në kuotë të barabartë pikësh me Teutën kampione, por me golavarazh më të vogël.

Shkodranët e kanë mundësinë ta mbyllin sezonin me një trofe, pasi janë në finalen e Kupës me Skënderbeun. Laçi e mbyll sezonin në vendin e 4-t me 61 pikë, 5 pikë më pak se kryesuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *