• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Mentaliteti i mandatit te 3-te simbas Erjon Braçes!

Byadmin

May 26, 2021

Pas një humbje të Partizanit është shpesh herë i pritshëm një reagim nga Erion Braçe dhe një i tillë nuk ka munguar pas asaj disfate kundër Vllaznisë.

Ajo penallti për shkodranët hapi shumë polemika, prandaj i ashpër ka qenë edhe kërcënimi i zv.Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Erion Braçe prej kohësh ka dalë hapur kundër FSHF-së, por sipas gazetarit Bledian Koka kjo është thjesht një tregues i mentalitetit që mandati i 3-të i qeverisë do të ketë.

“Mjàftoi një ndeshje futbolli ku ne fùnd nuk fitoi skuadra e pùshtetit qe kryetifozi i vetëshpàllur publik i te kuqëve, Erion Braçe të shpèrthènte në akùza e kèrcènime për të cilat edhe ‘guerrilasi’ më i thèkur do të ndihej në tùrp.

Të irrítohesh si tifoz është njëra anë, ama të kërcënosh si pùshtetar pérkùndrejt qeverisë së futbollit është shántazh. “Ka Zot ka, siç ka lígj do te ketë edhe dréjtësi! Imùnitetit te hòrrit po i vjen fùndi”-shkruante Braçe pas përbállje Partizani-Vllaznia.

E para, Erjon Braçe e di se hákërrimi i tij ndàj qeverisë së futbollit është një ‘5 me hiç’, ku në fùnd fiton kjo e fùndit. Bétejën e nísi dikur edhe Berisha kùndër Armando Dukës, dhe në fùnd u tërhòq qeveria sepse Shqiperia rrézikonte përjàshtimin sportiv nëse vazhdohej më tej. Sot, jemi në të njëjtat kùshte. Nga atëherë dhe tani pak ka ndrÿshuar nga qéllimi, përpòs mjetit që përdòret (në këtë rast Partizani). Vetëm se kësaj here kanë ndrÿshuar edhe aktorët edhe arsÿeja. Thënë kjo, ajo që thotë Braçe, është një prelud i mendësise së Rilíndjes në mándatin e 3-të. Nga shtatori, grùshti i hékurt i régjimit do të bëhet edhe më i réndë, edhe me i paméshirshëm. Reágimi i E. Braçes tregon se Partizani ka ndryshuar, por jo Beqir Balluket që simpatizojnë skuadrën.

Ata nuk e kònceptojnë futbollin si lòjë, por si nje skémë të kòntrolluar ku në fùnd fiton vétëm e kuqja. Mjáftoi fiks nje ndéshje futbolli per te treguar se regjimi nuk e pranon garen, por kerkon vetem nenshtrimin dhe per kete eshte gati te perdore edhe ligjin qe nuk eshte krijuar ende per te ngushelluar humbesit e keqinj, sidomos ato te llojit E. Brace…
p.s…edhe pse penalltia…, ishte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *