• Wed. Nov 24th, 2021

AL2

…është media jote

Pasi dolën në pah problemet financiare, sulmuesi ‘kriset’ me Partizanin (FOTO)

Byadmin

May 25, 2021

Stenio Junior dhe Partizani kanë pasur një krisje mes tyre. Sulmuesi brazilian nuk luajti në dy ndeshjet e fundit kundër Teutës dhe Vllaznisë, për shkak të një tërheqjeje në kofshë. Por, nuk është vetëm dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave bomberin e kuq.

Braziliani ka kërkuar të marrë edhe pagat e tij, të cilat nuk i ka marrë ende. Deri më tani Junior ka luajtur 16 ndeshje, ku 10 prej tyre i ka nisur si titullar.

Në 792 minuta të luajtura, Junior ka shënuar 6 gola, duke pasur një mesatare të mirë, gol çdo 132 minuta.

PROTESTA – Nuk është vetëm Stenio Junior ai që ka kërkuar të shlyhet për pagat.

Një ditë para derbit kundër Tiranës, futbollistët e Partizanit kërkuan një takim me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Olsi Rama, për të diskutuar për rrogat që nuk janë shlyer.

Stërvitja e fundit para derbit kundër rivalëve bardheblu nisi me vonesë, pasi futbollistët kërkonin garanci. Pas bisedës me drejtorin Rama, ekipi vijoi stërvitjen normalisht dhe vazhduan me sezonin që kishin përpara.

JUNIOR – Për t’u rikthyer te bomberi brazilian, situata është e paqartë për të. Nuk dihet nëse 29-vjeçari do të luajë në ndeshjen e fundit kundër Bylisit apo nëse do të qëndrojë te “demat” sezonin e ardhshëm.

Edhe pse ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, Junior mund të vendosë që të largohet, pikërisht për shkak të problemeve me pagesat.

Pas një gjysme të dytë sezoni shumë të mirë me Partizanin, interesimi për 29-vjeçarin brazilian nuk do të mungojë. Gjatë ndeshjes kundër Vllaznisë, Stenio u pa gjatë gjithë kohës i dëshpëruar në stolat e tribunës, madje edhe duke qëndruar i vetëm dhe pa lëvizur aspak…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *