• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Koço Kokëdhima: Tifozët e shkodranë më të mirët, do luajmë sikur të jetë…Vllaznia!

Byadmin

May 25, 2021

Koço Kokëdhima ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

Presidenti i Apolonisë ka garantuar Vllazninë se do të luante sikur të ishte vetë klubi shkodran në fushë kundër Teutës. Gjithashtu Kokëdhima ka veçuar tifozët e Vllaznisë si më të mirët në Shqipëri.

“A jam vendosur në siklet? Nuk kemi asnjë siklet ne nga ftesat që të respektojmë garën, që të luajmë ndershëm. Kjo është vetë rruga jonë dhe ajo që ne bëjmë. E kemi dëshmuar në fakt dhe mund ta shihni në këtë kampionat që kemi respektuar garën deri në fund.

Koço Kokëdhima: PS-ja duhet çliruar nga uzurpatorët

“Është detyra jonë që të bëjmë maksimumin, nuk do të bëjmë asnjë lloj tolerimi. Ne do të luajmë sikur të ishim Vllaznia. Nuk e bëjmë për askënd, por për vete.

“E bëjmë se kjo është kultura jonë. Kam shumë respekt për Teutën, akademinë e saj, për traditat e saj. Vllaznia ka tifozeri të shkëlqyer, të jashtëzakonshme.

“Ka tifozerinë më të mirë në Shqipëri dhe kjo na obligon për të respektuar më tepër garën. Jam pak i habitur me disa diskutime:

Koço Kokëdhima: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen –  Tetova Sot

“A do toleroj Apolonia apo jo?”. Si mund të tolerojë një shkollë si Apolonia? Nuk mund t’i mësojmë ata me kulturën e tolerimit, lëshimit dhe manipulimeve. Apolonia është ndërtuar në mënyrë që të mos tolerojë edhe sikur të dojë presidenti”, ka thënë Kokëdhima.

Në lidhje me këtë temë, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima ka dhënë një përgjigje epike në Procesi Sportiv.

“Problem për mua do ishte nëse Apolonia do pranonte shpërblim nga Teuta për të humbur, por për të pranuar për fitore, kjo s’ka asgjë amorale dhe nuk është në kundërshtim me ndershmërinë dhe drejtësinë e garës. Kështu që, kjo është. Flas në princip”, tha Kokëdhima.

Rishfaqet Koço Kokëdhima: Unë më elitar se Rama, ja për çfarë bëhet fjalë…  - Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *