• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Plas te Kukësi, lojtarët nuk dalin në stërvitje…

Byadmin

May 24, 2021

Tension për rrogat te Kukësi para ndeshjes me Kastriotin. Siç mësohet nga burime të sigurta lojtarët nuk kanë pranuar të stërviten pasi kërkuan një sqarim nga drejtuesit për çështjen e rrogave të prapambetura.

Ashtu siç paralajmëroi ditën e shtunë ‘Panorama Sport’ lojtarët e Kukësit nuk dalin në stërvitje me skuadrën.

Shkak për këtë janë bërë rrogat e pa marra prej disa muajsh. Gazeta mëson se lojtarët kanë pritur të shlyen ditën e sotme deri në 14:30, por pasi kjo nuk ka ndodhur, kanë vendosur të gjithë unanimisht të mos dalin në stërvitje.

May be an image of 1 person, standing, playing a sport and outdoors

Një situatë e përsëritur te Kukësi i këtij sezoni, me futbollistët që janë të pakënaqur për shkak të mosmarrjes në kohën e duhur të pagave.

Madje, mësohet se një ditë para sfidës ndaj korçarëve, ditën e enjte, ka pasur edhe lojtarë që nuk kanë dashur të udhëtojnë fare për të luajtur ndaj Skënderbeut.

Kujtojmë se Kukësi e luan ndeshjen e fundit të kampionatit me Kastriotin ditën e mërkurë në stadiumin “Air Albania”.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *