• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Partizani probleme financiare? Ja faktet!

Byadmin

May 24, 2021

Fitorja me Teutën ishte shumë e rëndësishme për Partizanin, pasi u dha timonin e titullit kampion.

Pas atij triumfi në Durrës, pritej një premio e madhe për futbollistët, por këtyre të fundit iu komunikua se në rast se fitojnë kundër Vllaznisë, do të përfitojnë shumë para.

Mirëpo, pas humbjes me ekipin shkodran, situata nuk është aspak e mirë te Partizani, që përveçse janë dorëzuar për titullin kampion, kanë dhe ngërçe financiare.

Kujtojmë që një ditë para derbit kundër Tiranës, futbollistët e Partizanit kërkuan një takim me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Olsi Rama, për të diskutuar për rrogat që nuk janë shlyer.

Stërvitja e fundit para derbit kundër rivalëve bardheblu nisi me vonesë, pasi futbollistët kërkonin garanci.

Pas bisedës me drejtorin Rama, ekipi vijoi stërvitjen normalisht dhe vazhduan me sezonin që kishin përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *