• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Napoli mbeti jashtë Championsit, Hysaj shpérthén në lot (FOTO)

Byadmin

May 24, 2021

Në teori ishte ndeshja më e lehtë me Napolin që mund t’i mjaftonte suksesi për të mos u varur nga askush për aksesin mes katër më të mirave të Serisë A.

Pas një serie fitoresh, Hysaj me shokë ndalen në shtëpi nga Verona e cila rrëmben një barazim që i nxjerr ekipin e Xhenaro Gatuzos nga Champions-i.

Trajneri largohet mes lotësh duke lënë trashëgimi një grup solid që për pak sa nuk arriti të bënte goditjen e madhe.

Napoli jashtë Champions-it, Elseid Hysaj shpërthen në lot – Albeu.com

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kombëtares ka shpërthyer në lot, duke u shtrirë në fushë. Shkodrani ndihej fajtor për golin e pësuar të Napolit, me Faraonin që i vodhi kohën dhe barazoi shifrat, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Me shumë mundësi kjo ka qenë ndeshja e fundit e Hysajt me fanellën e Napolit, pasi i përfundon kontrata këtë verë dhe po shikon për një destiancion të ri. 

I përlotur dhe i shtrirë në fushë, Hysaj nuk po shkonte në dhomat e zhveshjes, teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës të cilët u munduan të qetësojnë, duke e marrë në dhomat e zhveshjes.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *