• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Alban Bushi publikon listën e lojtarëve të Kombëtares U-21 për ndeshjet e qershorit

Byadmin

May 24, 2021

Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë dy ndeshje në muajin qershor, teksa ditën e sotme është publikuar edhe lista e lojtarëve.

Fillimisht kuqezinjtë e Alban Bushit do të përballen me Andorrën në transfertë më e qershor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Ndërkohë 4 ditë më vonë përballemi me Bullgarinë, por kjo do të jetë një ndeshej miqësore, ku trajneri do i japë më shumë minuta lojtarëve që nuk do aktivizohen ndaj Andorrës.

Shpresa e së ardhmes nis nga “vitrina” me Francën! – SportEkspres.com

Ditën e sotme, Alban Bushi ka zbuluar edhe listën e lojtarëve për këto dy përballje.

Në sy bie, se janë 7 lojtarë nga Superiorja, ndërkohë që nuk mungojnë as risitë, siç është ajo e sulmuesit Mark Bushaj, i cili grumbullohet për herë të parë dhe aktivizohet me Dugopolje në Kroaci.

Për herë të parë grumbullohen edhe mbrojtësi Mikolas Smajlaj, i cili luan me Çitadelën në Itali, mbrojtësi i majtë i QPR, Franklin Domi, mesfushori Anis Mehmeti dhe sulmuesi Armelindo Mema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *