• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëria e voton me 12 pikë, Gjon’s Tears bën shqiponjën! Shihni reagimin emocíonues (VIDEO)

Byadmin

May 23, 2021

Artisti shqiptar Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears ka performuar i njëmbëdhjeti në skenën e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Tout l’Univers”.

Në një performancë të jashtëzakonshme dhe unike Gjoni i ka lënë të gjithë pa fjalë me vokalin e tij edhe pse në një moshë shumë të re.

Reagimi i Gjon ishte plot emocion dhe direkt ai bëri shqiponjën me duar dhe reagimin e plotë e shihni në videon më poshtë:


Gjon arriti të marrë 12 pikëshin nga Shqipëria dhe këtë lajm e dha pak minuta më parë gazetari Andri Xhahu nga Shqipëria në lidhje direkte me Eurovision.

Gjon Muharremaj i njohur sot me emrin artistik Gjon’s Tears, kur ishte 12 vjeçar kishte marrë pjesë në ‘Albanian’s Got Talent’ në Shqipëri ku krahas publikut ai kishe mahnitur edhe jurinë me performancën e tij.

Ai kishte kënduar në mënyrë të mahnitshme këngën ‘Je t’aime’ dhe kishte marrë komente të mira nga anëtarët e jurisë ku dhe kishte kaluar në fazën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *