• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Renato Arapi: Kampionati më i lùftuar, deklarata ndaj Vllaznisë…

Byadmin

May 23, 2021

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, është shprehur se ky i këtij sezoni është kampionati më i luftuar, por jo më cilësori.

Për “Zona Gol”, mbrojtësi i ka thënë se te Teuta filluan të mendojnë se e fitojnë titullin, pas fitores me Vllazninë në fazën e tretë.

“Në momentin e parë, kur e shikon, duket që është dora e mbyllur dhe e ngjitur, por kur e shikon nga pamjet e tjera, është bërryli i hapur dhe për mendimin tim ishte penallti.

Jemi dakord që është një nga kampionatet më të forta, por jo nga më cilësorët. Do thoja që edhe me ekipet që kanë qenë pretendente, Partizani ka qenë ekipi i vetëm që na ka mposhtur. Me ekipet e tjera edhe në rezultate ka qenë e barabartë.

Të gjithë ne e kuptojmë se ajo që na ka favorizuar është mos pësimi i golave, pra mbrojtja.

Ndeshja me Vllazninë ku fituam 1-0 në fazën e tretë, ishte ndeshja që ne e menduam se fitojmë titullin. Në çdo fazë ne kemi qenë aty-aty me Vllazninë, por pas asaj fitore ndodhi rokada.

Postimi për Vllazninë? Më tepër është keqkuptuar. Unë kam shokë dhe miq nga Shkodra dhe gjithmonë kemi bërë shaka. Dua të kërkoj ndjesë, sepse nuk e kam bërë si duhet atë postim.”, tha Arapi.

Postimi për Vllazninë? Më tepër është keqkuptuar. Unë kam shokë dhe miq nga Shkodra dhe gjithmonë kemi bërë shaka. Dua të kërkoj ndjesë, sepse nuk e kam bërë si duhet atë postim.”, tha Arapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *