• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Një intersit çon Juven në Champions! Milani rikthehet pas 8-vitesh, Rrahmani i mjafton Napolit (VIDEO)

Byadmin

May 23, 2021

Pas një faze të dytë me shumë luhatje, Milani ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në finalen e sezonit ndaj Atalantës në Bergamo, falë dy penalltive të ekzekutuara saktë nga Kessie, duke e mbyllur sezonin në vendin e dytë të renditjes.

Ka bërë detyrën edhe Juventusi që triumfoi me rezultatin 1-4 në transfertën e “Dall’Arës” ndaj Bolognës, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes dhe duke marrë kështu biletën e fundit për zonën Champions.

Chiesa, dy herë Morata dhe Rabiot shënuan për Juventusin, që u paraqit në transfertën emiliane me Cristiano Ronaldon në pankinë, ndërsa Bologna shënoi golin e nderit me Orsolinin në minutën e 86’ të ndeshjes.

Vetëvritet Napoli në shtëpi, pasi nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Veronës dhe humbi vendin në zonën Champions, duke zbritur e pesta, ndaj sezonin e ardhshëm do të duhet të garojë në Europa League.

Skuadra e Gattusos kaloi në avantazh me anë të Amir Rrahmanit ,që shënoi në minutën e 60’ pas një rrëmuje në zonë, ndërsa 9 minuta më vonë protagonist negativ u bë Elseid Hysaj, që ngurroi të largojë një top dhe aty përfitoi maksimalisht Faraoni, duke rikthyer baraspeshën.

Image

Me vetëm një pikë të marrë, Napoli mbeti në kuotën e 77 pikëve, një më pak se Atalanta dhe Juve, duke mbetur kështu jashtë zonës Champions të renditjes, ndërsa futbollistët shpërthyen në lot menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit Daniele Chiffi.

Siguron një vend në Conference League Roma, që përmbysi disavantazhin e dy golave në tranfertën ligure ndaj Spezias dhe mori aq sa i duhej, një pikë falë barazimit 2-2, duke e mbyllur sezonin në vendin e 7.

Sassuolo bëri detyrën duke mposhtur Lazion 2-0, por kjo fitore nuk i shërbeu për të parakaluar Romën, duke e mbyllur kështu sezonin në vendin e 8 të renditjes.

Ulet sipari edhe në kampionatin italian të futbollit, teksa janë dhënë edhe verdiktet e fundit, me Milanin e Juventusin që kanë mundur të marrin një biletë për në edicionin e ardhshëm të zonës Champions.

Pas një faze të dytë me shumë luhatje, Milani ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në finalen e sezonit ndaj Atalantës në Bergamo, falë dy penalltive të ekzekutuara saktë nga Kessie, duke e mbyllur sezonin në vendin e dytë të renditjes.

Ka bërë detyrën edhe Juventusi që triumfoi me rezultatin 1-4 në transfertën e “Dall’Arës” ndaj Bolognës, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes dhe duke marrë kështu biletën e fundit për zonën Champions.

Chiesa, dy herë Morata dhe Rabiot shënuan për Juventusin, që u paraqit në transfertën emiliane me Cristiano Ronaldon në pankinë, ndërsa Bologna shënoi golin e nderit me Orsolinin në minutën e 86’ të ndeshjes.

Vetëvritet Napoli në shtëpi, pasi nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Veronës dhe humbi vendin në zonën Champions, duke zbritur e pesta, ndaj sezonin e ardhshëm do të duhet të garojë në Europa League.

Skuadra e Gattusos kaloi në avantazh me anë të Amir Rrahmanit ,që shënoi në minutën e 60’ pas një rrëmuje në zonë, ndërsa 9 minuta më vonë protagonist negativ u bë Elseid Hysaj, që ngurroi të largojë një top dhe aty përfitoi maksimalisht Faraoni, duke rikthyer baraspeshën.

Me vetëm një pikë të marrë, Napoli mbeti në kuotën e 77 pikëve, një më pak se Atalanta dhe Juve, duke mbetur kështu jashtë zonës Champions të renditjes, ndërsa futbollistët shpërthyen në lot menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit Daniele Chiffi.

Siguron një vend në Conference League Roma, që përmbysi disavantazhin e dy golave në tranfertën ligure ndaj Spezias dhe mori aq sa i duhej, një pikë falë barazimit 2-2, duke e mbyllur sezonin në vendin e 7.

Sassuolo bëri detyrën duke mposhtur Lazion 2-0, por kjo fitore nuk i shërbeu për të parakaluar Romën, duke e mbyllur kështu sezonin në vendin e 8 të renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *