• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Lenjani dhe Grasshoperi i tij rikthehen në elitën e futbollit zviceran (VIDEO)

Byadmin

May 23, 2021

Grasshopersi ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, ka arritur të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit zviceran.

Me fitoren ndaj Kriensit, me rezultatin 2-1, Grasshopersi e ka mbyllur kampionatin në Ligën e Parë zvicerane si kryesues, me 65 pikë, 1 më shumë se Thun i vendit të dytë, me të cilët lùftuan deri në javën e fundit.

Padyshim që meritë për këtë arritje të Grasshopers, ka edhe Lenjani, i cili është një titullar io padiskutueshëm në skuadrën zvicerane.

Anësori i kombëtares është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe këtë sezon ka luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Ndaj jo më kot, ai dhe katër lojtarë të tjerë të Grasshoper kanë përfunduar në formacionin e vitit si një shpërblim për punën e madhe gjatë sezonit.

Tashmë, në vitin e ardhshëm, sfida e Lenjanit do të jetë edhe më e madhe duke qenë se do të luajë në elitë, aty ku niveli është më i lartë.

Gjithsesi, 31-vjeçari e ka provuar më parë elitën zviceriane kur ka qenë pjesë e radhëve të St. Galen dhe Sionit. 

Futbollisti i Kombëtares ka qenë edhe protagonist, me 1 gol dhe 2 asiste gjatë këtij sezoni, në 32 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *