• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Lamtumirë Partizan! Erald Çinari drejt transferimit në Turqi!

Byadmin

May 23, 2021

Erald Çinari pritet të luajë ndeshjen e fundit me Partizanin në Ballsh kundër Bylisit.

Kontrata i përfundon dhe aventura e tij e radhës do të jetë jashtë vendit, në Turqi ku numri i lojtarëve shqiptarë është shtuar shumë.

Sipas asaj që raporton AbcNews mëson se sulmuesi shkodran është një hap larg kalimit te Samsunspor, në ligën e dytë turke. Palët janë në bisedime të avancuara dhe besohet se shpejt do të konkretizohet marrëveshja.

Çinari ka spikatur këtë sezon në Superiore, duke shënuar 8 gola në 21 ndeshje. Fakti që del lojtar i lirë e favorizon sulmuesin shkodran të firmosë jashtë dhe me kushte të mira financiare.

Çinari po mbyll sezonin e tretë me Partizanin, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur për ekipin e vendlindjes, Vllaznisë.

Sulmuesi ka fituar një titull kampion me “demat” e kuq dhe tani pret të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *