• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën, ja çfarë pritet të ndodhë…

Byadmin

May 22, 2021

Janë regjistruar dje zyrtarisht tre kandidatët që do të rivalizojnë Bashën në zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar partie.

Me anë të një njoftimi zyrtar, grupi “Për PD” bëri të ditur se emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë së PD, janë Edit’h Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Po ashtu mëngjesin e djeshëm edhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PD, Fatbardh Kadilli bëri të ditur kandidaturën.

Albania Opposition MPs to Quit 'Mafia' Parliament | Balkan Insight

Ndërkohë pasdite edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha regjistroi kandidaturën për garën e 13 qershorit. 

Kritikët e Bashës parashtruan disa kërkesa për të garantuar një garë të ndershme ku e quajtën vendimin e Kryesisë si të njëanshëm lidhur me kohën e shkurtër para zhvillimit të zgjedhjeve.

Në njoftim kërkohet që lista e plote e kandidatëve të vendoset në dispozicion para datës 24 maj, të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor, të hartohet një axhendë për takimet e përbashkëta të kandidateve dhe infrastruktura e burimet administrative të vendosen në funksion të tyre.

Kadilli: Basha, hidden arrogant. He made the decisions himself after the  elections, now he gathers the presidency - Ditari i Opozitës

Nga formularët e dërguar deri më tani në Partinë Demoktarike, kandidaturat janë 

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edith Harxhi

Gara për kreun e PD, Edith Harxhi zyrtarizon kandidaturën: Do të reformoj  partinë mbi idealet e vitit 1990-91 – A2 CNN

Nesër depozitojnë kandidimin:

Ibsen Elezi

Lisander Hoxha

Ndërkohë, ditën e diel në orën 18:00 pritet të mblidhet kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD.

Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen më 13 qershor.

Report-Tv.al Kompani mediatike/lajmesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *