• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Teuta ka nisur festën e titullit, Kokëdhima i ul me këmbë në tokë: Mos festoni para kohe…

Byadmin

May 22, 2021

Apolonia matematikisht është në Kategorinë e Parë, por edhe si e tillë ia del të marrë një pikë përballë skuadrës që është shkurorëzuar nga kampionia në fuqi, Tiranës.

Ndërsa të gjitha diskutimet dhe llogaritë kalojnë vetëm nga aksi Laç-Shkodër, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, në një prononcim për “Panorama Sport”, shprehet se skuadra fierake do të respektojë garën në çdo moment.

Madje, ka edhe një thirrje për Teutën, krahas vlerësimeve që bën për “djemtë e detit” apo edhe skuadrën kuqeblu.

Koço Kokëdhima infektohet me koronavirus - Abc News

Zoti Kokëdhima, Teuta festoi në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që ka edhe një ndeshje për të luajtur me Apoloninë. Si ju duk ky veprim?

Që Teuta të festojë se mori kreun, është diçka shumë legjitime. Ata kanë qenë protagonistë të kampionatit dhe i kanë dhënë tonin. Edhe Vllaznia, besoj, pak më shumë se ajo, sepse Vllaznia ka udhëhequr kampionatin në shumicën e javëve. Të dyja këto skuadra e meritojnë pretendimin për t’u shpallur kampione. Kam shumë respekt dhe shumë vlerësim për këto skuadra. I kam miq personalë të dy presidentët e tyre, i dua dhe i respektoj të dy, por Apolonia në fushë nuk ka asnjë ndikim nga miqësitë e mia.

Koço Kokëdhima: Votat do të vazhdojnë të vidhen | Lajme.al

Çfarë do të bëjë Apolonia në ndeshjen e fundit?

Në qoftë se Teuta do ta nënvlerësojë ndeshjen me Apoloninë, nuk do të jetë kampione. Apolonia do të luajë me dinjitet, me respekt për Teutën, për Vllazninë, për Partizanin, për Laçin, pra për të gjitha skuadrat deri te Bylisi. E ka vërtetuar këtë gjë, ka respektuar garën, nuk i ka bërë dëm askujt dhe vetëm është dëmtuar në mjaft ndeshje padrejtësisht. Por, do ta respektojë deri në fund garën. Mendoj se ndeshja me Teutën është tërësisht e hapur. Teuta po nënvlerësoi, do të humbasë. Po e vlerësoi seriozisht, janë të tria mundësitë.

Kujt i referoheni kur thoni që është dëmtuar, rasteve nga gjykimi?

Unë po mjaftohem me kaq dhe pjesën tjetër mund ta bëni ju mediat.

Dëshira personale e Kokëdhimës për ekipin kampion, cila është?

Ta fitojë skuadra që do të dalë e para nga gjithë ndeshjet e luajtura me “Fair Play” të vërtetë. Ai e meriton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *