• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Pasi u betua se nuk do luante më për Kombëtaren, Benzema rikthehet tek Franca, gati për ‘Euro2020’

Byadmin

May 22, 2021

Lajmi më i rëndësishëm i ditës nga futbolli vjen nga Franca. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, pas viteve të pritjes së pashpresë, Karim Benzema është thirrur nga Didier Deschamps për të marrë pjesë në Kampionatin Europian, muajin e ardhshëm, si sulmuesi kryesor i ekipit kombëtar transalpin.

Lajmi u dha fillimisht nga gazeta franceze “Le Parisien”, ndërsa më pas u konfirmua nga lista e publikuar prej trajnerit francez, ku përveç rikthimit të Benzema, binte në sy mungesa e sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka luajtur ndeshjen e fundit me Francën në vitin 2015. Që atëherë, ka humbur Euro 2016 (Franca u mposht në finale nga Portugalia) si dhe Kupën e Botës 2018, e fituar pikërisht nga Mbappè, Griezmann dhe bashkatdhetarët e tjerë të 33-vjeçarit.

Benzema u përjashtua për shkak të përfshirjes së tij në historinë e shantazhit ndaj Valbuenas.

Pezullimi zgjati me kalimin e kohës dhe më pas pati një ftohje mes sulmuesit të Realit të Madridit e trajnerit të “gjelave”, Didier Deschamps.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, krahas mungesës së Martial, nuk janë grumbulluar as Theo Hernandez e Camavinga, dy futbollistë që kanë bërë shumë mirë me skuadrat përkatëse, por duket se ende nuk kanë bindur Deschamps për t’u dërguar një ftesë në përfaqësuese.

Sulmuesi 33 vjeçar shprehu gëzimin e tij me një mesazh të postuar në mediat sociale:

“Jam shumë krenar për këtë rikthim me Francën dhe besimin që më është dhënë. Falënderoj familjen time, miqtë e mi, klubin tim, tifozët dhe të gjithë ata që gjithmonë më kanë mbështetur dhe më japin forcë çdo ditë”.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *