• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Lot, premio dhe festë e çmendur…Teuta ‘shpall’ veten kampione! (VIDEO)

Byadmin

May 22, 2021

Emocione të jashtëzakonshme, por edhe lot gëzimi. Lojtarët, stafi dhe drejtuesit e Teutës kanë përjetuar drithërima dje në Laç, pasi fitorja e Vllaznisë në stadiumin “Air Albania” kundër Partizanit ua ktheu barazimin si fitore të artë dhe për më tepër me titullin më pranë se kurrë.

Nga ana tjetër, në momentin që lojtarët nisën të hapnin telefonat për të mësuar rezultatin e ndeshjes në Tiranë, përqafimet te durrsakët u lanë vendin lotëve në kampin kurbinas.

Arbitri Hamiti vërshëlleu përfundimin në barazim të këtij takimi, por në kryeqytet duhej edhe një minutë që të mbyllej ndeshja.

FORMACIONET/ “Finale” për titullin kampion, Laçi-Teuta zbulojnë rreshtimet

Një gol i Partizanit i prishte të gjitha llogaritë, por kur u mësua se çdo gjë përfundoi me triumfin e kuqebluve, festa te durrsakët shpërtheu.

Presidenti Edmond Hasanbelliu, drejtori teknik Sulejman Starova dhe trajneri Edi Martini festuan të shfrenuar me skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Siç raporton ‘Panorama Sport’ zbulon se klubi pritet të japë 150 mijë euro premio për fitimin e titullit, por kjo do të konfirmohet vetëm pas ndeshjes me Apoloninë.

LIVE| Laçi-Teuta/ Pritja merr fund, starton sfida! Skuadrat në kërkim të  fitores

Durrsakët e Edi Martinit, kryesojmë me 1 gol diferencën ndaj Vllaznisë, teksa në sfidën e fundit fundit do të presin Apoloninë, e cila e ka prerë “biletën” për në Kategorinë e Parë.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë video nga momenti i festës së çmendur në dhomat e zhveshjes.

Në rast se Teuta fiton titullin në mesjavë, me diferencë më të madhe golash se Vllaznia, do të shpallet kampion, pas plot 27 vitesh, me presidentin, që e drejton klubin prej rreth 25 vitesh dhe investon për klubin durrsak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *