• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Gol në sekondat e fundit, Egnatia triumfon ndaj Dinamos në finale (VIDEO)

Byadmin

May 22, 2021

Egnatia ka triumfuar në finalen e Kategorisë së Parë, teksa ka mposhtur minimalisht Dinamon në “Elbasan Arena”, duke fituar kështu titullin kampion.

Një gol i Ndriçim Shtubinës në minutën e 93’, i dha fitoren rrogozhinasve, që e mbyll sezonin me trofeun e kampionit.

Dalja e gabuar e portierit Bakaj, bëri që Dinamo të humbiste këtë ndeshje, e cila ishte e luftuar nga të dyja ekipet.

Pavarësisht kësaj humbje, te Dinamo mund t’i gëzohen këtij sezoni për ngjitjen në Superiore, që mungonte prej 9 vitesh.

Kjo ndeshje vlen edhe për milionat, pasi FSHF-ja akordon 30 milionë lekë shpërblim për më të mirën e kësaj lige, të cilat shkojnë për Egnatian në këtë rast.

GOLI: 90+3′ GOOOOOOL EGNATIA 0-1/ Dalje e gabuar e Edvan Bakajt, nga e cila përfiton Shtubina, i cili gjuan dhe r dërgon topin në rrjetë duke i dhënë titullin Egantias. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *