• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Fitorja dhe festë e çmendur ndaj Partizanit, ja premio që drejtuesit e Vllaznisë i vendosen lojtarëve! (VIDEO)

Byadmin

May 22, 2021

Me dorë apo jo? Është një episod që do të mbahet mend gjatë, është episodi vendimtar i një ndeshjeje të madhe ai që ka në qendër Belicën, për arbitrin është penallti.

Episodi vendimtar i një fitoreje të madhe të Vllaznisë në kryeqytet, që, falë tij, triumfon 1-0 ndaj Partizanit me golin e Herald Markut.

Siç raporton ‘Panorama Sport’ mësohet se lojtarët e Vllaznisë kanë marrë 15 mijë euro premio për fitoren kundër Partizanit.

VIDEO/ Vendos një penallti, Vllaznia mposht mes tensionit Partizanin në  “Air Albania”

Fitorja ndaj të kuqve ka sjellë dhe premio nga drejtuesit për lojtarët duke parë se tani skuadra shkodrane është me pikë të barabarta me Teutën në krye të klasifikimit duke parë gjithashtu se mungon edhe një javë nga fundi i këtij edicioni futbiollistik në Kategorinë Superiore.

Sponsori i klubit, Alban Xhaferi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social në “Facebook” një video nga festa me tifozët e pranishëm në “Air Albania”. Tomas Brdariç mbledh të gjithë skuadrën së bashku dhe mes lojtarëve të tij mban fjalimin e tij që elektrizon futbollistët.

Shanset janë aty për shkodranët pas kësaj fitoreje dhe Xhaferi nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Besa-besë, deri në fund besojmë. Se jemi Vllanzia, nuk dorëzohemi. Kthim në lavdi”, shkruan sponspori i kuqebluve bashkangjitur videos me momentet e festës pas fitores me Partizanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *