• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Djarmati në versionin ultras! Ja përjetimi tek penalltia e drejtorit sportiv të Vllaznisë (VIDEO)

Byadmin

May 22, 2021

Vllaznia ka fituar ndeshjen kundër Partizanit në shifrat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit të Superiores.

Kjo përballje prodhoi emocione të shumta, për shkak të rëndësisë që kishte për fatet e sezonit. Momenti më kulminant ishte ai i minutës së 74-t, kur shkodranët zhbllokuan sfidën.

Ajo që është bërë hit në rrjetet sociale është festimi i drejtorit Matko Djarmati.

VIDEO/ Matko DJARMATIN nuk e mban vendi, drejtori i VLLAZNISË

Emocionet e golit dhe në momentin e penalltisë ishin të papërmbajtshme.

Kur Marku arriti të realizonte, kroati ra në gjunjë duke festuar si i çmendur. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Pavarësisht karrierës së madhe të Djarmatit, përjetimi i ndeshjes ndaj Partizanit ishte i veçantë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *