• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Laçi 0-0 Teuta/ Duro: Askush nuk besonte tek ne! Martini: Faleminderit Vllaznia!

Byadmin

May 21, 2021

Trajneri i Laçit, ndjeu keqardhje pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Teutës, pas një fitore në këtë përballje do t’i afronte ndjeshëm me titullin kampion. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

“E kam thënë në intervistën mbas ndeshjes me Tiranën, që do ketë surpriza javën e fundit. Deri në momentet e fundit, mund të ishim ne kampionë. Vllaznia është surpriza e kampionatit. U gëzuam që arritëm objektivin, si erdhi puna, kishim kampionatin në dorë, 2 pikëshi  i humbur me Korçën është i pafalshëm. Futbolli i tillë është. Për Laçin mund të ishte një titull që nuk do të harrohej asnjëherë.

Falenderova skaudrën për këtë super kampionat që kanë bërë këtë sezon për këtë supersakrificë. Skuadra jonë ka marrë pikë me djersë dhe sakrificë.

Ne jemi në Shqipëri dhe i marrim vesh gjërat. Ka skuadra që stërviten në një terren. Prandaj jam krenar me skuadrën, se ka bërë një kampionat të pastër dhe çdo gjë e kanë marrë me djersë dhe sakrificë. Kemi bërë 10 ndeshje për 3 javë. Kemi pasur probleme, kemi pasur ngarkesë të jashtëzakonshme. 3 mesfushorë mos ndërrohen asnjëherë dhe të përballojnë 10 ndeshje, është një ngarkesë e jashtëzakonshme.

Me këtë kontigjen e kemi përballuar këtë kampionat, kemi lënë mbrapa disa skuadra që kanë shpenzuar shumë dhe nuk janë fare në Kupat e Europës. Goditja psikologjike sot na ngarkoi. Nëse Harmoni do të shënonte ishim ne kampionë sot, ka pishmane, por ky është futbolli. Java e fundit them që s’do ketë surpriza. Në qoftë se ne fitonim sot ishim kampion.

Ky është një kampionat që do të mbahet mend te Laçi. E kam marrë -9 pikë nga Vllaznia dhe isha pretendent për kampion deri më sot. Arritëm objektivat. Në këtë kampionat mund të dilje kampion, por edhe jashtë Europës, si Tirana dhe Kukësi me super investime. Bashkëpunimi ka qenë pozitiv këtë sezon.

Kemi pikëpamje të njëjta me presidentin për strategjinë. Kam dëshirë të vazhdoj. Por duhet të jetë një kombinacion i përbashkët mes presidentit dhe trajnerit. Nuabueze ishte një arsye, mungesa e tij, ndikoi. Kemi probleme me shënimin e golave, u pa dhe sot”, u shpreh Duro.

FOTOLAJM/ Ditëlindja e Shpëtim Duro bën bashkë presidentin dhe ikonën e  Laçit

Teuta është më pranë se kurrë fitimit të titullit kampion. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini, ka shpërthýer në lot në intervistën pas barazimit ndaj Laçit, duke u shprehur:

“Vllaznia dhe Laçi ndeshen njëra me tjetrën, janë skuadra shumë të forta për goleadë. Ne luajmë me Apoloninë, e rënë nga kategoria, nuk ka motivimin për të vazhduar, do e kemi më të lehtë. Ne kishim në nxehmje dhe 2 sulmuesë të tjerë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa, për të ruajtur rezultatin.

Sot jam i gëzuar dhe kam shumë emocione. Janë ata që kanë fituar kupë dhe superkupë, janë afër kampionatit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta.

Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe Vllaznia ra nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon. Unë sot nuk dua të merrem me asnjë, dua të merrem me veten”, u shpreh Martini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *