• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Jo vetëm Anxhela Peristeri, zbulohet shqiptari tjetër që kaloi në finalen e ‘Eurovision’

Byadmin

May 21, 2021

Festivali i Eurovisionit pritet të finalizohet me datë 22 maj.

Anxhela Peristeri do të na përfaqësojë me këngën ‘Karma’ e cila do të këndohet në shqip dhe ashtu siç të gjithë shpresonim këngëtarja shqiptare arriti të kualifikohet në këtë finale të madhe.

Madje Shqipëria ishte shteti i parë që u përmend në renditje.

Mirëpo Anxhela nuk do jetë shqiptarja e vetme që do prekë finalen e Eurovision, pasi edhe Zvicra përfaqësohet nga një shqiptar i Kosovës dhe ai është Gjon Tears, i cili performoi mbrëmjen e sotme dhe u kualifikua.

Gjon Muharremaj, i njohur me nofkën artistike Gjon’s Tears është shqiptari i dytë që ngjiti skenën e sivjetme të Eurovision.

Më poshtë, mund të ndiqni performancën e tij të plotë. 

Gjon’s Tears këngëtari shqiptar i cili po përfaqëson shtetin e Zvicrës në “Eurovision” ka hyrë në rrjete sociale për të bërë një falënderim.

Ai ka publikuar disa fotografi nga skena ku këndoi teksa zgjodhi disa fjalë të ëmbla për të falënderuar të gjithë ata që e sollën atë deri aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *