• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Tha se Teuta do jetë kampione, Laska i hakërrehet Olsi Ramës: Pse nuk u habite nga deklarata e Gjicit? Fitove me…

Byadmin

May 20, 2021

“Teuta, Teuta kampione”, kështu u shpreh presidenti i Laçit, Pashk Laska, pas triumfit të djeshëm që skuadra e Laçit, arriti në “Air Albania” ndaj Tiranës. Kjo deklaratë e numrit 1 të bardhezinjve, habiti edhe drejtorin sportiv të Partizanit, Olsi Rama, i cili në studion e emisionit “Skaner”, mbrëmjen e djeshme, u shpreh se Prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë deklaratë të Laskës.

Ndërkohë një tjetër deklaratë vjen nga kampi kurbinas, është përsëri Pashk Laska, i cili nëpërmjet faqes zyrtare të klubit në “Instagram”, ka “thumbuar” Olsi Ramën, duke i kujtuar deklaratën e Safet Gjicit para ndeshjes me Partizanin, ku u shpreh se kampion del pikërisht Partizani.

pashk laska

REAGIMI I PASHK LASKËS NËPËRMJET FAQES ZYRTARE TË KLUBIT:

“Deklarata ime e djeshme ka ngjallur reagime të shumta, por askush nuk mund të më ndalojë të jap mendim apo të shpreh dëshira. Kam edhe unë të drejtën e fjalës, si çdokush tjetër. Në TV kam parë që është shfaqur i habitur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit.

Kurioziteti im është se si ka mundësi, që arkitekti Olsi Rama nuk u habit aspak kur Safet Gjici, presidenti i Kukësit, tha dy ditë para ndeshjes me ta se Partizani del kampion. Pas asaj deklarate Partizani fitoi, madje me katër gola diferencë. Pse nuk krijohen keqkuptime kur të tjerët shprehen se Partizani del kampion dhe ekipi i tyre më pas mposhtet nga ata, duke e vërtetuar thënien në njëfarë mënyre?.

https://www.photojoiner.net/image/8dJDxp8v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *