• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Hebaj kampion me Shkëndijen e Tetovës por nuk harron Superligën: Ekipi im i preferuar? Ju e dini që…

Byadmin

May 20, 2021

Rubin Hebaj është shpallur kampion në Maqedoninë e Veriut teksa aktivizohet me Shkëndijen e Tetovës.

Sulmuesi në një intervistë për Report Tv, tregon eksperiencën me tetovarët, por nuk mund të mos flasë edhe për Kategorinë Superiore.

Sulmuesi tregon se preferon që titullin ta fitojë Vllaznia, pasi pavarësisht se ka luajtur edhe me Teutën apo Partizanin, ai mbetet nga Shkodra.

May be an image of 1 person

“Jam shumë i kënaqur që mora edhe një titull tjetër në karrierën time. Siç isha i lumtur shumë kur mora titullin me Partizanin, Kupën dhe Superkupën me Teutën ashtu jam edhe me Shkëndijën e Tetovës. Mund ta quaj një sezon shumë të mirë pavarësisht të gjitha peripecive që solli pandemia.

“Për ballistët mund të them vetëm fjalë të mira. I falenderoj shumë sepse zgjodhën të festonin bashkë me ne titullin kampion edhe pse nuk lehohej.

100 mijë euro klauzolë, Partizani merr vendimin për Rubin Hebajn

“Ata e gjetën mënyrën, u futën në stadium, kënduan, bërtitën sepse donin me çdo kush të ishin të pranishëm”.

Superiorja- “Mendoj se edhe Laçi me Vllazninë janë në garë për titull sepse janë dy pikë larg. Gjithsesi shpresoj ta fitojë më e mira, por unë e kam shprehur edhe më parë se kam luajtur për Vllazninë, Partizanin dhe Teutën dhe jam ndjerë shumë i kënaqur si pjesë e tyre, por unë jam nga Shkodra dhe dëshira shkon për Vllazninë”, tha Hebaj. 

Teuta zgjat kontraten me sulmuesin shkodran, Rubin Hebaj… | Realiteti Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *