• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

E nxori Teutën nga lista e pretendenteve për titull, Starova kapet me Gurishten: Po të jap këshillë…

Byadmin

May 20, 2021

Gurishta ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

Futbollisti i Vllaznisë është shprehur se shkodranët dhe Partizani janë ekipet që e meritojnë titullin kampion pasi luajnë futbollin më të bukur.

Por në studio është i ftuar i përhershëm edhe drejtori i Teutës, Starova. Ky i fundit nuk ngurroi për t’i dhënë këshillë Gurishtës:

Europa, miqësoret dhe merkato, Starova analizon Laçin pas dy fitoreve! –  VIP Sport

“Po të jap një këshillë se je djali i mirë dhe duhet të kesh pak respekt edhe për ekipe e tjera që kërkojnë titullin kampion”, tha ai fillimisht.

“Duhet të respektohen të gjitha skuadrat edhe Teuta apo Laçi se janë me meritë aty”, shtoi ai.

” E keni për detyrë për të treguar se luani futbollin më të bukur të premten atëherë”, ka thënë Starova mes humorit…

Gurishta: Shokët ma bënë dhuratën e 26-vjetorit, sot festojmë së bashku –  VIP Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *