• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Anxhela Peristeri kualifikohet e para në finalen e “Eurovision”!

Byadmin

May 20, 2021

Mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”, ku këndoi edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson vendin tonë me këngën “Karma”.

Anxhela ishte e 11-ta në radhë për të kënduar. Shqiptarja dríthëroi skenën e “Eurovision” me zërin e saj, teksa përveç vokalit, mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen skenike.

Me një interpretim fantastik siç vetëm ajo di, Anxhela dhuroi padyshim një nga performancat më dinjitoze në festivalin europian.

Anxhela Peristeri “trazon” shtypin serb, akuzohet për “provokim” - Albinfo

Kujtojmë se teksti i këngës është shkruar nga Olti Curri dhe është kompòzuar nga Kledi Bahiti, teksa këngëtarja ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Nga sondazhet “Karma” është klasifikuar në 10 këngëtët që do të kalojnë në natën finale, e cila mbahet më 22 maj.

Ndërkohë për kujtesë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë Anxhelën me numrin 11 duke dërguar një mesazh, që artistja shqiptare të kalojë në finale.

Anxhela Peristeri ia doli të kualifikohet në finalen e “Eurovision”. Emri i saj u tha i pari në listën e finalistëve duke na entuziazmuar të gjithve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *