• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Sot faza e dytë e ankandit të Vllaznisë, ja çfarë pritet të ndodhë…

Byadmin

May 19, 2021

Sot ka nisur faza e dytë e ankandit për privatizimin e Vllaznisë.

Në ambjentet e Këshillit Bashkiak është duke u zhvilluar ankandi ku të pranishëm janë vetëm anëtarët e njësisë së Ankandit dhe tre subjektet që kanë paraqitur dokumentacionin përkatës për pjesëmarrjen në ankandin e Privatizimit të klubit të futbollit të Vllaznisë. Sot njësia e Ankandit do të përzgjedhë subjektet e kualifikuara.

Ndërkohë nga faza e kaluar ishin tre subjekte që kishin paraqitur ofertën e tyre: Joni 5 Shpk i cili është përfaqësuar nga Emiljano Zhupa me vlerën prej 150 milionë lekë, sponsori aktual i klubit Alban Xhaferi me një shifër prej 62,5 milionë lekë dhe Almiro Gurakuqi me 55 milionë lekë.

Ndërkohë nesër shitja e Vllaznisë do të ketë fazën e dytë ku do të mësohet dhe se cili do të jetë fituesi i garës mes tre kandidaturave, që janë zyrtarizuar që nga faza e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *