• Wed. Nov 24th, 2021

AL2

…është media jote

Përfundon mbledhja e ankandit, Bashkia Shkoder jep detajet (FOTO)

Byadmin

May 19, 2021

Bashkia Shkodër ka nxjerrë zyrtarisht në shitje klubin e Vllaznisë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”, Bashkia Shkodër ka shkruar se ditën e sotme zyrtarisht shitjen e klubit të futbollit të Vllaznisë.

Gjithashtu në njoftim Bashkia e Shkodrës ka bërë me dije se pas përfundimit të afateve ligjore subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim nëpërmjet adresës elektronike nga Autoriteti Shitës, Bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të procedurës vijuese të ankandit.

NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR –

“Sot me datë  19/05/2021 në Bashkinë Shkodër, Njësia e Ankandit, e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër nr. 54, datë 22.01.2021 “Për krijimin e njësisë së ankandit me objekt: “Shitje  me ankand aksionet e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a në masën 100%”,

pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues me kujdes, në përputhje me

  • përcaktimet ligjore të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, të ndryshuar, dhe VKM 1719, datë 17.12.2008 ” Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar,
  • sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e ankandit,
  • sipas dokumenteve standarte të ankandit,
  • dhe dokumentacionit në dosjen e ofertave përkatëse,

ka njoftuar me shkrim secilin subjekt ofertues mbi vlerësimin e dokumentacionit teknik përkatës. 

Pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen  me shkrim dhe nepërmjet adresës elektronike nga Autoritei Shitës Bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të proçedurës  vijuese të ankandit.”

LAJMI I FUNDIT/ Bashkia Shkodër jep një lajm shumë të rëndësishëm për  privatizimin e Vllaznisë | SHKODRA SPORT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *