• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Partizani-Vllaznia, Xhevahir Sukaj: Ja shanset për titull…

Byadmin

May 19, 2021

Ka shumë nga ata që Partizani-Vllaznia do ta shohin me dorë në zemër. Jo vetëm tifozët e dy skuadrave, por edhe të tjerët që bëjnë tifo për Teutën ose Laçin. Ka edhe nga ata si Sukaj që nuk e dinë akoma se për kë duhet të bëjë tifozllëk dhe për kë do të gëzohen më shumë. “Ju lutem, vetëm parashikim mos më kërkoni për këtë ndeshje, – thotë ish-bomberi për “Panorama Sport”. – Është kaq e ndërlikuar, saqë e kam të vështirë të them se kush fiton. Edhe me thënë drejtën kam një ndjesi kaq të përzier, saqë nuk e di se për kë do të gëzohem më shumë. Vllaznia e meriton po aq sa Partizani titullin”.

Si ju duket kampionati në këtë pikë të sezonit?

Super kampionat deri më tani.

EKSKLUZIVE/ “Partizani bën diferencën, iu ngec topi në vijë sepse…”, Sukaj:  Laçi i rrezikshëm, Vllaznia 40% shanse (E PLOTË)

Pse?

Sepse janë katër ekipe në garë për titullin kampion, kur kanë mbetur vetëm dy javë. Nuk mbaj mend të ketë qenë kaq i bukur.

Vërtet ka qenë i bukur?

Jo më shumë për nga cilësia, por për faktin si po shkon renditja.

A vuloset titulli në ndeshjen Partizani-Vllaznia?

Me shumë mundësi po. Si Partizani, ashtu dhe Vllaznia, janë dy ekipe që bëjnë futboll të mirë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe shumë e luftuar.

Xhevahir Sukaj nuk e diskuton mbijetesën: Kemi ekip mjaft të mirë –  AlpeSport

A u befasuat nga fitorja e Partizanit në Durrës, duke qenë se nuk e kishte mundur Teutën asnjëherë këtë sezon?

Partizani gjithmonë në Durrës ka luajtur shumë mirë, ka marrë rezultate, sidomos vitet e fundit. Minimumi i mundshëm për Partizanin, ishte barazimi dhe unë e kisha bindje që nuk do të humbnin. Duke e parë që dhe Teuta ishte një ekip shumë i fortë në mbrojtje, mendova se mund të dilte dhe barazim, por Partizani pati shumë raste dhe fitoi.

A mund ta fitojë titullin Vllaznia?

Pa dyshim që po. Do të jetë shumë e vështirë, por shanset i ka.

Te PARTIZANI e shpërblenin me 2000 € për çdo gol, Xhevahir Sukaj zbulon  batutën e administratorit IDRIZI

Si mund ta fitojë Vllaznia?

Normalisht, nëse Vllaznia i fiton të dyja ndeshjet, me shumë mundësi është kampione, por nuk e them dot me siguri të plotë.

Pse nuk e thoni dot me siguri?

Shikoni, Vllaznia ka bërë ndeshje shumë të bukura sivjet dhe e gjithë Shqipëria është kënaqur me futbollin shkodran. Por, ka pasur luhatjet e veta dhe kriza e kapi në një moment jo të mirë. E kaloi, por la disa pasoja. Gjithsesi edhe kundër Partizanit do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

I kemi shtuar disa kile”, Xhevahir Sukaj i sinqertë: Flamurtari mund të  shpallej kampion i Superiores, Batha më solli këtu – SportEkspres.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *