• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Juve nuk gabon në finale! Atalanta e bukur bie përballë furisë bardhezi! (VIDEO)

Byadmin

May 19, 2021

Juventus është fituesja e Kupës së Italisë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 ndaj Atalantës në finalen e luajtur në “Mapei Stadium”, ku pas më shumë se një viti u rikthyen edhe tifozët në tribuna.

Pas një sezoni zhgënjyes, Kupa ishte mënyra e vetme që bardhezinjtë të mos e mbyllnin pa trofe dhe ia dolën të triumfojnë në një 90-minutësh shumë spektakolar dhe të luftuar në çdo cep të fushës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të nga ana e Dejan Kulusevskit, i cili e nisi ndeshjen nga minuta e parë në sulm, në krah të Cristiano Ronaldos.

Megjithatë zikaltrit nuk dorëzohen, teksa në minutën e 41-të Malinovski barazon gjithçka me një gjuajtje të bukur.

Ndërkohë goli i fitores do të mbërrinte në pjesën e dytë. Kieza kombinon bukur me Kulusevskin dhe i gjendur brenda zone shënon edhe golin që do i sillte Juventusit triumfin.

Bardhezinjtë ngrenë kështu Kupën e Italisë për të 14-n herë, duke e mbyllur kështu me një trofe këtë sezon zhgënjimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *