• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Dikur luanin në Superiore, njihuni me dy sulmuesit heronj në Azerbajxhan

Byadmin

May 19, 2021

Java e 28-të e kampionatit azerbajxhanas të futbollit rezervoi dhe një përballje midis dy-ishëve të Superiores, Xhejms Adeni dhe Xhunior.

Në sfidën midis Keshlës dhe Gabalës, i pari që shënoi ishte sulmuesi Zhunior, i cili dyfishoi shifrat për skuadrën e tij Keshla në minutën e 16-të të takimit.

Vetëm 10 minuta më vonë ishte sulmuesi tjetër Adeni i cili ngushtoi përkohësisht shifrat duke realizuar golin e vetëm të takimit për skuadrën e tij Gabala.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 për Keshlën duke barazuar me pikë Gabalën për t’i shpëtuar rënies nga kategoria pasi të dyja ekipet ndodhen vetëm 2 pikë larg zonës së kuqe.

Kujtojmë se Zhunior ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë ku luajtur për vetëm 1 sezon ndërsa Adeni ka qenë pjesë e skuadrave të Skënderbeut, Laçit dhe Bylisit, ku tek korçarët pati dhe formën e tij më të mirë duke qenë vendimtar për ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *