• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Shpresa nuk ka vdékur, ja si Tirana mund të arrije Europën

Byadmin

May 18, 2021

Tirana nuk e ka në dorën e saj të luajë në Europë. Ashtu si në rastet e probabilitetit statistikor, duhet të ndodhin disa kombinacione që të luajë në Europë.

Bardheblutë duhet të fitojnë dy ndeshjet e mbetura me Apoloninë dhe Skënderbeun që të shpresojnë te të tjerët.

Skuadra e Shehit duhet të lutet që Kupën ta fitojë Skënderbeu e që në Europë të shkojë vendi i katërt i Superiores, sepse me Vllazninë fituese filmi mbyllet.

Dhe në këtë vend të katërt të jetë Vllaznia me pikë të barabarta me bardheblutë. Meqë skuadra kryeqytetase e ka mundur dy herë skuadrën shkodrane, një ndeshje e ka mbyllur në barazim e një tjetër është fituar nga Vllaznia, Tirana, kuqeblutë i kalon me takime direkte dhe me golaverazh që është 7-6.

May be an image of 2 people, people standing, people playing sports and grass

Nëse Laçi është me 60 pikë në vendin e katërt, aq sa Tirana, mes dy skuadrave merren fitoret direkte ndaj njëra-tjetrës që në këtë rast janë të barabarta 2- 2.

Më pas merre golavarazhi që mes Tiranës e Laçit është i barabartë 3-3. Në këto kushte merret golavarazhi i përgjithshëm që në këtë moment është 40-24 për Laçin e 37-23 për Tiranën.

Kurbinasit shkojnë në Europë. Sigurisht, nëse Laçi e Vllaznia marrin një pikë, gjithçka është e mbyllur për Tiranën.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *