• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Pashk Laska: Laçi arriti objektivin, Teuta kampion!

Byadmin

May 18, 2021

Deklarata që ka bërë bujë në median sportive gjatë ditës së sotme ishte ajo e ardhur nga presidenti i Laçit, Pashk Laska.

Ky i fundit ktheu përgjigje pa ngurruar për “RTSH” se mes Vllaznisë dhe Teutës dëshiron që të shohë Teutën si kampione.

Njëkohësisht duke folur edhe për objektivat e klubit të kurbinasve thuhet se kërkohej vetëm kualifikimi në Europë.

Presidenti i Laçit, Pashk Laska: Jemi para një kolapsi, nuk shoh dritë  jeshile - Abc News

“Mendonim vetëm që të kualifikoheshim në Europë, kampionati nuk na interesonte fare. Deri tani jemi kampion. Teuta kampion, Teuta kampion”, u shpreh Laska.

Sigurisht që këto fjalë ngjallin shumë diskutime teksa ndeshja e radhës do të jetë mes Lacit dhe Teutës.

Kurbinasit kanë ende shpresa për të fituar titullin kampion teksa arritën që të mbanin veten në garë duke mundur Tiranën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *