• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Janë të dy shkodranë, Çinari: Me Hakajn kuptohem me sy mbyllur, nëse fitojmë edhe kundër Vllaznisë do të…

Byadmin

May 18, 2021

Erald Çinari i dha fitoren ekipit të Partizanit me golin e tij kundër Teutës, ndoshta fitoren më të rëndësishme të “demave” këtë sezon, triumf që i dha edhe kreun e klasifikimit dhe e afroi edhe më tepër me titullin kampion.

Pas ndeshjes me Teutën, sulmuesi shkodran foli për “Panorama Sport”, ku u shpreh se fitorja në Durrës ishte një hap i madh drejt titullit, ndërsa për sfidën me Vllazninë theksoi se është profesionist dhe do të bëjë maksimumin për ekipin e Partizanit.

“Hap i madh për trofeun”, Çinari: Me Hakajn kuptohem me sy mbyllur, nëse fitojmë edhe kundër Vllaznisë do të…

Skema e re 3-5-2, ja kush sakrifikohet tek Partizani

Erald, shënuat golin e fitores kundër Teutës, duke i dhënë Partizanit fitoren më të rëndësishme këtë sezon. Si ndiheni?

Normalisht që ishte një ndeshje shumë e vështirë, besoj se kemi bërë një hap shumë të madh drejt titullit kampion, morëm edhe vendin e parë. Është kënaqësi e madhe të shënosh në ndeshje të tilla, por më e rëndësishme është fakti që dolëm në vendin e parë.

May be an image of 1 person, standing, playing a sport, outdoors and text that says 'JADKSONE CM FK PARTIZANI ©PART ZANI.AL ZAN PARTIZANICLUB FKPARTIZANI Y PARTIZANI OFFICIAL'

Ndeshja e radhës kundër Vllaznisë, dihet se çfarë sfide është për Çinarin. Nuk do t’ju lënë të qetë shkodranët gjatë këtyre ditëve apo jo?

(Qesh) E vërtetë, por nuk diskutohet që Vllaznia është ekipi im i zemrës dhe aty jam rritur, por ne jemi profesionistë, paguhemi për të dhënë maksimumin për ekipin ku luajmë. Vllaznia ka bërë maksimumin këtë sezon, duke marrë rezultatet dhe duke bërë ndeshje shumë të mira. Por, në fund, shpresoj që Partizani të dalë me fitore dhe me tri pikë nga fusha e lojës.

A mendoni se 90 minutat me Vllazninë do të vendosin titullin kampion për Partizanin apo do të vendoset vetëm në sekondat e fundit të kampionatit?

Besoj me 90% do të vendoset titulli, do të ndahet, por jo 100%, pasi janë edhe 2 ndeshje. Duhet të marrim maksimumin në këto dy ndeshje dhe të arrijmë maksimumin si klub, objektivin titull kampion.

May be an image of one or more people, people playing sports, grass and text that says 'DEM HOTS 2 DFV DEM HOTEL DEOTE FK PARTIZANI ©PARTIZANI.AL PARTIZANICLUB FKPARTIZANI PARTIZANI OFFICIAL'

Kundër Teutës u shënua një “gol shkodran”, me Hakajn që ju asistoi. Çfarë mund të na thoni më shumë për këtë raport që keni krijuar me Esinin?

Nuk është hera e parë që ne kombinojmë për të shënuar dhe kjo gjë nuk vjen rastësisht. Unë me Esinin njihemi që fëmijë dhe jemi rritur bashkë. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe normalisht nuk ka ku shkon… (qesh). E njohim njëritjetrin më mirë se çdokush.

I keni dhënë fitoren Partizanit kundër Vllaznisë në Shkodër, me një gol në sekondat e fundit. A do të donte Çinari të shënonte sërish dhe të përsëritej i njëjti skenar?

Unë e thashë edhe më lart, jemi profesionistë dhe do të bëj maksimumin për ekipin ku luaj. Shpresoj, por t’ia lëmë fushës së lojës.

May be an image of 6 people, people playing sports and grass

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *