• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Futbollistët e Laçit e djégin pas fitores me Tiranën: O hajde luj qyqek…

Byadmin

May 18, 2021

Pas fitores me rezultatin 0-1 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Tiranës, skuadra e Laçit siguroi Europën dhe aktualisht ndodhet -2 pikë nga kreu i renditjes që mbahet nga Partizani dhe Teuta.

Golin e shënoi i përhershmi Mentor Mazrekaj nga goditja e këndit.

Futbollistët e Laçit kanë festuar mbrëmë një nga lokalet e kryeqytetit pas këtij triumfi të rëndësishëm, ku në pamje shihen lojtarët duke kërcyer nën ritmet e muzikës, ku duken mjaft të lumtur pas arritjes së këtij rezultati ndaj kampionëve në fuqi të të Tiranës që bënë të mundur arritjen e objektit Europë për sezonin pasardhës për skuadrën kurbinase.

Laçi aktualisht renditet në vendin e tretë me pikën të barabarta me Vllazninë në kuotën e 60 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *