• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

E turpshme! Olsi Rama ofendon dhe kërcënon arbitrin Ferataj

Byadmin

May 18, 2021

Ka ndodhur një incident i rëndë dje në pushim të ndeshjes Teuta-Partizani. Drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama, ka shpërthyer në kritika dhe më pas në fyerje ndaj arbitrit Olsid Ferataj, duke qenë i pakënaqur për mënyrën se si ai kishte mbajtur drejtësi gjatë 45 minutave të para. Përplasjen mes tyre e ka pohuar edhe vetë Rama, i cili dje pohoi se kishte debatuar me kryesorin Ferataj, duke I kërkuar atij të mbante drejtësi.

Ndërkaq, “Panorama Sport” mëson se deklaratat e Ramës kundrejt gjyqtarit nuk kanë qenë kaq “akademike”… Mësohet se drejtori i Partizanit, fillimisht i ka kërkuar llogari për mënyrën se si Ferataj ka gjykuar në pjesën e parë duke e akuzuar madje për tendencioz.

Më pas kanë fluturuar edhe sharje të rënda në adresë të gjyqtarit. Nuk ka munguar as presioni i hapur i Ramës, që mësohet t’i ketë thënë se po i kërkojnë vetëm drejtësi, jo ti favorizojë. Mësohet gjithashtu se Rama i ka thënë arbitrit se nëse ua bënte borxh në pjesën e dytë, ai ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti që mban, por më pas do merrej personalisht me gjyqtarin.

Çfarë nuk shkon me arbitrin…

 FSHF çon në një finale titulli arbitrin Ferataj, që nuk ka stemën e FIFA-s dhe krijon tension të panevojshëm sapo publikohet lajmi.

 Ferataj tregohet shumë “dashamirës” me vendësit duke akorduar një penallti inekzistente, që më pas për fat të mirë korrigjohet nga asistenti Ziri dhe anulohet.

 Ferataj vendos të lejojë lojën e rëndë, por hera-herës nuk mban të njëjtin standard.

Çfarë nuk shkon me Ramën…

 Në çdo rrethanë, është skandaloze që një drejtor i një klubi të fyejë dhe t’i bëjë presion arbitrit në pushim të ndeshjes. Dakord, në Shqipëri kanë ndodhur gjëra shumë më të rënda, por kjo do të thotë se është ligjëruar sjellja anti-sportive.

 E konsideron normale atë që ka ndodhur në pushim të ndeshjes, ndërkohë që shpesh herë vetë Partizani ka qenë viktimë e dhunës verbale dhe fizike në stadiume të tjera. Nëse vazhdojmë me vetëgjyqësi, atëherë ku po shkojmë…?

 Pas asaj që ndodhi, për shkak edhe të profilit që ka krijuar deri tani në ambjentin sportiv, do të kish qenë e udhës që Rama të kërkonte ndjesë, sepse nëse shembujt pozitiv nuk vijnë nga klubet e mëdha, atëherë nga kush do t’i presim…?

Çfarë nuk shkon me FSHF-në…?

 Ka mbërritur në pikën që Jorgjin ia konteston Teuta, Kridens Metën ia çon në prokurori Partizani, ndërsa kryesorët e tjerë I ruan për sezonin tjetër… Një ç’organizim i organizuar…

 Nëse më të mirët nuk aktivizohen në ndeshjet më të rëndësishme, atëherë çfarë kuptimi ka?

 Nuk iu del për zot arbitrave. Zyrtarët e FSHF-së e dinin shumë mirë se çfarë ka ndodhur dje në tunel, por nuk kanë as kurajën dhe korrektesën që të dënojnë incidentin dhe të mbajnë qëndrim. E rëndojnë dorën vetëm tek klubet e vogla dhe tek më të këputurit.

 Shoqata e arbitrave, asaj që i këputet shpirti për të gjorët me bilbil, rri e hesht. Pret ta publikojnë mediat lajmin dhe të vijë urdhri nga lart, që të mbajnë ndonjë qëndrim denoncues si qëmoti…

https://www.photojoiner.net/image/JFhOAUDH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *