• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Tirana 0-1 Laçi/ Shehi: E pafalshme! Duro: Jemi superior ndaj kryesuesve!

Byadmin

May 17, 2021

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shpreh tepër i zhgënjyer, pas humbjes ndaj Laçit në shtëpi. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, durrsaku shprehu dhimbje të madhe për këtë disfatë, duke deklaruar:

“Të vjen keq, në këtë fazë ku jemi nuk ke kohë rikuperimi, dhimbja është dyfishë e madhe. Ky është verdikti që të jep fati, është e shkruar çfarë do të ndodhë dhe kjo ndodhi sot. Të them që s’kam alternativa? Sulmuesit nuk e bëjnë gol? Nuk e them këtë. Kur ndeshjet fitohen nga lojtarët, kur humbasin përgjegjësitë i kam unë.

Kur pëson humbje të tilla dhimbja është e madhe. Kemi folur me presidentin, për lojtarët që na duhen në sezon por fokusimi më i madh ka qenë te ndeshjet, ishin pranë objektivave. Tani të shikojmë. Në dy ndeshjet e radhës do të luajmë për fitore, sepse kjo është fanella e Tiranës.

Celhaka shtrëngoi dhëmbët në pjesën e parë, kishte dëmtim ligamenti. Sapo filloi pjesa e dytë, na dha sinjalin që nuk mundej më. Ishte zëvendësim i detyruar.

Kur del jashtë objektivave, dhimbja është e madhe. Nuk është çështje dorëzimi, është çështje dhimbje. Më vjen keq për lojtarët, kanë konsumuar shumë. Shumë pak ditë pushim, dhimbja është e madhe për ta, jo për mua, por do të vazhdojmë përpara, nuk është çështje dorëzimi”, u shpreh Shehi.

Orges Shehi debutoi me fitore te Tirana: Ishte një ndeshje e vështirë, në  Superiore nuk është asgjë e lehtë - AZ Lajme

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Tiranës. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, Duro ka thënë se skuadra e tij ka pasur shumë vështirësi për një sulmues.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, për vete momentin tonë. Ishim në një moemnt psikologjik të mirë. Edhe ndaj Skënderbeut luajtëm mirë. Sot kishim një kundërshtar serioz dhe rival direkt.

Ne na duhej fitorja patjetër sot, Tirana luante për dy rezultate sot. Duke parë edhe kalendarin. Ishte një ndeshje e mirë në planin taktik. Kanë dy lojtarë të mirë në sulm, si Seferi dhe Danso. Qëllimi ishte të bllokonim sulmin dhe mesfushën. Sheu dhe Deliu bënë mirë detyrën. Mazrekaj dhe lojtarë si ai, bëjnë diferencën në ndeshje të tilla.

Kemi bërë mirë në gjithë kampionatin. Ndaj skuadrave kryesuese jemi superiorë. Kmei gabuar me skuadra si Skënderbeu dhe Kastrioti, pikat me të cilat i qajmë. Do ketë surpriza edhe kjo javë, e kam bindje këtë.

E rëndësishme është të jemi në zonën e Europës, janë 4 skuadra të cilat mund të fitojnë titullin dhe njëra do mbetet jashtë Europe. Është një kampionat i çuditshëm. Laçi duhet të fitojë me Teutën dhe pastaj të shikojmë fundin.

Bust nëse fitoj titullin me Laçi? Puna e titullit është ndonjëherë edhe çështje fati. Varet edhe në çfarë moment shkon në një skuadër. Duhet të shikojmë edhe konkurrencën. Ka trajnerë që e fitojnë pa konkurrencë dhe i ngrenë në piedestal. Nuk është njësoj si të dalësh kampion, me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë. Unë e kam thënë që nuk kanë pasur një sulmues. Partizani ka sulmues që kanë shënuar të gjithë. Unë të gjitha golat i kam shënuar me mesfushorë.

Ka rikuperime, por sot dyshoj për Harmonin. Prenga është me kartonë. Në këtë fazë ne krmi aktivizuar shumë lojtarë të rinj, si Bytyqi, Prenga, Zylfiu, me këtë të fundit që i ka dhënë një fytyrë tjetër ekipit.”, tha Duro.

Duro: Vlerësojmë Apoloninë, Laçi luan për fitore – Sporti im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *