• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Partizani, Vllaznia dhe Laçi fitore me shije titulli, Skënderbeu me një këmbë në Superligë (VIDEO)

Byadmin

May 17, 2021

Vllaznia rindez ëndrrën për titullin kampion. Skuadra shkodrane triumfoi me rezultat minimal ndaj Kastriotit dhe rikthehet plotësisht në garë për trofenë më të rëndësishëm në vend, me Partizanin dhe Teutën që kryesojnë me vetëm dy pikë më shumë. “Në Loro Boriçi” vendosi goli i Haris Dilaver 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Kastrioti mund të ngushëllohet me faktin që rivali I drejtpërdrejtë, Bylisi u mposht nga Kukësi, që do të thotë se një fitore e krutanëve në ndeshje ndirekte me ballshiotët i shpëton matematikisht nga rënia direkt në të parën një javë para fundit.

Sfida nisi me Vllaznisë dominuese në lojë, e reflektuar edhe në raste shënimi. Aksion u bukur i vendësve në minutën e shtatë me protagonistë Imerin, Avdiajn dhe Victor Da Silvën, me brazilianin që goditi shtyllën. Kuqeblutë nuk heqin dorë në sulmet, në të 15-tën lëviz bukur nga e djathta Ardit Hoxhaj, i cili shërben në zonë për Avdijajn, që shkarkon të djathtën, por Hidi i mohon golin sulmuesit të Vllaznisë.

Momenti më i mirë për krutanët në këtë fraksionin është ai i minutës së 38-të, me Xhulio Mehmetin që tenon me të majtën nga jashtë zonës, por topi shkon mbi tra.

Da Silva sërish i rrezikshëm në të 42-tën, këtë herë nga distanca, por Hidi nuk surprizohet, duke e devijuar topin në këndore.

Pjesa e dytë nisi me drithërima në portën e Vllaznisë, pas tentativës së Shkallës me kokë. Në të 53-tën Marku i Vllaznisë tund rrjetën e jashtë në një pozicion të prirët.

Moraes për pak bën mrekullinë në të 58-tën me një të majtë të kalibruar, por reagon bukur Zogovic.

Shfaqet sërish rrezikshëm Kastrioti, me Hussein që krijon hapësirën e nevojshme për të goditur portën në minutën e 73-të, por fluturon Zogovic, që devijon në fundore.

Shpërthen festa në “Loro Borici” në minutën e 78-të, Dilaver i asistuar nga Kruja nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Kuqeblutë e administruan me qetësi lojën në minutat e fundit, duke iu gëzuar një fitoreje pa shumë shkëlqim, por shumë të rëndësishme për objektivin madhor të sezonit. Në javën e 35-të skuadra e Brdaric do të ketë përballjen e drejtpërdrejtë me Partizanin.

Partizani ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-1, ndaj Teutës, në supersfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”. Fitore e madhe për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e cila ka marrë kryesimin e kampionatit 2 javë para fundit. Vendosi goli i Eraldo Çinarit në minutën e 24-t.

Në rast se të kuqtë, dalin me pikë të barabarta me durrsakët, janë kryeqytetasit ata që shpallen kampion, për shkak të ndeshjeve direkte, ku 3 janë mbyllur në barazim dhe 1 herë ka triumfuar Partizani.

Vlen të theksohet fakti se në lojë për titullin ka hyrë edhe Laçi. Sfida e radhës mes Partizanit dhe Vllaznisë do të jetë një finale e vërtetë për sa i përket kampionatit.

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0, Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

bandicam 2021-05-17 18-44-22-639
Gjuajtja e Mazrejkajt nga goditja e këndit në minutën e 66-të, e cila pas një devijimi nga Najdovski, përfundoi në rrjetë, i dha fitoren kurbinasve të Shpëtim Duros.

Një fitore e madhe kjo për bardhezinjtë të cilët tashmë e shikojnë veten në vendin e tretë me 60 pikë, 2 më pak se Partizani dhe Teuta që mbajnë kryesimin. Nga ana tjetër, Tirana djeg mundësinë për t’u kualifikuar në Europë në fund të sezonit, pasi qëndrojnë në kuotën e 54 pikëve, 6 pikë më pak se zona e Europës, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi.

Kukëis fiton ndaj Bylisit dhe pas Apolonisë një javë më parë, kuksianët mundën sot edhe Bylisin duke ua bërë shumë më të vështirë mbijetesën ballshiotëve që tashmë i kanë shanset minimale…

Bylisi ishte në avantazh në saj të golit të Ntepes, por që Kukësi ka barazuar me Ezenë e më pas Limaj ka çuar shifrat në 2-1. Nga ana tjetër, Bylisi ka rrezikuar duke goditur edhe shtyllën me Ujkën, apo dhe Carkanji e Ntepe kanë provuar, por Xhika nuk ka lënë që të shkojë topi në rrjetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *