• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Festa e çmendur e Vllaznisë! Shikoni çfarë ndodh pas fitores me Kastriotin (VIDEO)

Byadmin

May 17, 2021

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti minimalisht Kastriotin.

Shkodranët vazhdojnë të ëndërrojnë për titullin kampion, teksa të premten luajnë një sfidë vendimtare, siç është ajo ndaj Partizanit.

Gëzimi te kuqeblutë pas fitores me Kastriotin ka qenë i madh, teksa kjo mund të shihet edhe në videon pas ndeshjes.

Për përfundimit të sfidës, trajneri Tomas Brdariç mbledh skuadrën në fushë, siç bën pas çdo fitore, teksa aty shpërthen festa, e cila më pas vazhdon edhe në dhomat e zhveshjes, ku lojtarët një zëri këndojnë:

“O Vllaznia je ma e mira, s’ka si ti edhe gjithë Shqipëria.”

Pas ndeshjes ai tha: “Kishim një sfidë të vërtetë. E dinim që kishim një ndeshje të fortë. E provuam me Kastriotin në janar. Shtymë, laujtëm mirë dhe e fituam këtë ndeshje. Një sezon i jashtëzakonshëm. Të gjithë tifozët do të jenë të lumur. Na vjen mirë që jemi pjesë e garës. Po luftojmë në dy fronte dhe na vjen mirë nëse në fund arrijmë diçka. Folëm shumë me lojtarët këto ditë. I kam thënë që ne nuk kemi vetëm lojtarë që janë titullarë. Ka edhe futbollsitë të tjerë që mund të aktivizohen nga stoli dhe të jenë vendimtarë, siç ndodhi edhe sot. Lojtarët kanë nevojë ti jepet besim. Para së gjithash duhet ti shijojmë këto ndeshje. Jemi ende aty. Është një ndjenjë e mirë. Duhet të kombinojmë forcat, sepse është java e 35-të e Superiores, plus Kupa. Duhet të luftojmë në fund për këto tre finale që na kanë mbetur “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *