• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Brdariç: Kastrioti ekip jo Fair-Play, bën lojë të pisët!

Byadmin

May 17, 2021

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, foli në konferencën e zakonshme për shtyp, për sfidën e ditë së hënë që skuadra e tij do të luajë ndaj Kastriotit. Tekniku 46-vjeçar, u shpreh optimist për këtë përballje duke deklaruar:

Situata aktuale dhe objektivat- Jemi në fundin e sezonit dhe tani çdo pikë që merret është e rëndësishme për të vazhduar përpara. Jam i kënaqur me pikët në Ballsh dhe e them se e rëndësishme është që të grumbullojmë pikët. Jam i bindur që do të vazhdojmë të bëjmë lojëra të mira për të marrë pikët.

Si fillim, është një ndjenjë shumë e mirë kur e ke vetë në dorë për të arritur objektivat. E dimë që me përqendrim maksimal, me këtë ekip mund të bëjmë mirë dhe jemi të bindur se do ia dalim, për të arritur qëllimin tonë që kemi në fund. Puna e fortë duhet të vendosë ndeshjen e nesërme.

I druheni neglizhencës së Vllaznisë-

 E njohim shumë mirë kundërshtarin, e dimë çfarë stili loje kanë. Më kujtohet ndeshja e fundit këtu, veç motit që ishte shumë i keq, ata bënë një lojë të pandershme. Gjithsesi e kemi harruar atë dhe duhet të mendojmë dhe të bëjmë një lojë të zgjuar, veprojmë shpejtë dhe mos i lemë ata që të zhvillojnë stilin e tyre të lojës.

Keni hequr dorë përfundimisht nga titulli kampion? 

Përgjigja është e thjeshtë, ne jemi në këtë pozitë dhe nuk na intereson çfarë kemi bërë në të shkuarën. Të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Është një proces pune që vazhdon, për të rritur dhe ruajtur balancën e stilit të lojës që kemi vendosur të luajmë. Jemi krenarë për këtë kampionat. Për momentin duhet të ruajmë këtë pozitë. Skuadrat që kemi përpara janë të mira, kanë investuar më shumë se ne dhe kanë më shumë eksperiencë, por ne duhet të rritemi. Çdo ndeshje është një betejë dhe sfidë dhe duhet të jemi gati për to.

Nuk duhet të harrojmë kushtet e vështira për t’u stërvitur këtu. Kemi kaluar një dimër të vështirë, ku kushtet kanë qenë realisht të vështira. Shoh që ekipi im ka përparuar dhe jemi në finalen e sezonit. Me punë të fortë kemi arritur edhe rezultatet. Mos harrojmë që ngjeshja e ndeshjeve ka ndikuar dhe ja kemi dalë mirë.

Po rikthehet fama në Gjermani, ju kishte munguar kjo pjesë? 

Më pëlqen Gjermania, më pëlqen Shqipëria dhe shoh që këtu në Shkodër dhe Shqipëri ka një mentalitet gjerman. Kam dëshirë që të sjell këtu pak nga mentaliteti gjerman dhe mendoj se nga fillimi kemi bërë mirë, teksa shpresojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me vendimin për të bërë Gurishtën kapiten, sepse është një lider i vërtetë bashkë me gjithë të tjerë.

Skuadra agresive ndaj Kastriotit? 

E di që lojtarët e Kastriotit kanë stilin e tyre. Them se nesër do i mposhtim. Jemi në një formë shumë të mirë, kemi stil më të mirë loje dhe le të vazhdojmë”, tha Brdariç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *