• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ardjan Ismajli: Ju tregoj sulmueisn më të vështirë në Serie A. Superioren uroj ta fitojë…

Byadmin

May 17, 2021

Ardjan Ismalji është shprehur se fillimi në Itali nuk ka qenë i lehtë, por shton më tej se mentaliteti fitues dhe puna e tij, bënë të mundur që ai të përshtatej me kampionatin. Për “Zona Gol”, mbrojtësi i Kombëtares, ka treguar edhe ku ndryshon futbolli kroat me atë italian.

“Nuk e prisja këtë barazim të Milanit, ka bërë dy fitore të mëdha, si ajo ndaj Juventusit dhe ndaj Torinos. Janë një ekip me histori, po kjo ndodh kur ka presion në skuadër. Të gjithë e mendonin se Specia do ishte skuadra e parë që do rrëzohej nga Seria A, por nuk ndodhi kështu dhe ia dolëm të sigurojmë mbijetesën. Bëra dy muaj pa stërvitje, kur erdha këtu. Janë shumë për një lojtar. Mentaliteti fitues dhe puna, bëri që të përshtatem në Serinë A. Çelësi i suksesit është puna. Në Itali kam pasur paraqitje shumë të mira. Klubi ka qenë shumë i lumtur për mua.

Ndryshimi i futbollit kroat dhe italian? Ndryshon shumë, sepse në Kroaci janë 10 ekipe dhe vetëm 4 ekipe janë të forta, ku është niveli i barabartë. Kur luan me skuadrat poshtë është ndryshe. Këtu është futboll tekniko-taktik dhe shumë i shpejt. Kur një skuadër ngjitet nga Seria B në elitë, është shumë e vështirë sezonin e parë. Tani kemi një pronar amerikan dhe besoj se do investojë shumë.

Ardian Ismajli - Player profile 20/21 | Transfermarkt

Unë detyrën time e kam bërë në fushë. Te Specia kam bërë hapin e madh në karrierë. Besoj se avash-avash, do arrij në një skuadër akoma më të madhe.

Filimi ka qenë shumë i vëhstirë. Nuk ishte e lehtë, nga gjuha, te infektimi me Koronavirus, u dëmtova.

Momenti më i mirë është debutimi ndaj Interit. Në ndeshjen e kthimit me Interin, u ndjeva disi keq, pas kthimit të një topi, ku na shpëtoi portieri jonë.

Ardian Ismajli asiston në golin e fitores — Serie A Sportistë shqiptarë në  botë

E ardhmja e trajnerit? Ka bërë mirë me ekipin tonë. Arriti të sigurojë mbijetesën. Ka shumë oferta për të. Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, por mund të them se e duan shumë skuadra. Ronaldo, Ibra apo Lukaku? Ibra edhe pse është në moshë të madhe, eksperienca dhe gjatësia e bën të jetë më i rrezikshëm. Është i vështirë edhe kur luan me shpinë. Është më i vështiri për t’u markuar.

Skuadrave e ëndrrave? Ramosi është mbrojtësi im i preferuar. Në Itali ëndërroj të luaj për skuadrën e Juventusit.

Debutimi me Kombëtaren? Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme më janë dridhur këmbët para 20 mijë spektatorëve, kur kam qenë i vogël e shikoja kombëtaren nga televizori me familjen time tani jam pjesë e saj. Është e vërtetë që grupi është i vështirë, por 6 pikë në ato tre ndeshje kane qenë detyrim për ne. Për sa i përket grupit, Anglia e meriton te jetë aty ku është dhe Hungaria me Poloninë janë të forta, por ne do luajmë shanset tona dhe kemi shanse reale për vendin e dytë. Superiorja ka pasur luhatje të mëdha, fillimisht ishte Vllaznia e cila u shkëput me 14 pikë më pas ra në vendin e tretë, është Partizani që ka mundur të gjitha ekipet e mëdha, por ka humbur pikë me të voglat. Kam qejf të fitojë Partizani titullin. Në qoftë se nesër fiton me Teutën, Partizani shpallet kampion. Edhe Teuta ka bërë një sezon mjaft të mirë ka lojtarë të mirë tekniko-taktik dhe e meriton vendin e parë në renditje”, tha Ismajli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *