• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Lulzim Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bàndat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Byadmin

May 16, 2021

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bàndat.

Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bàndat.

Ndërkohë ai kërkon që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për màsakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati që zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.

‘’Bashkëpunimi me bàndat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bàndat s’kam bashkëpunuar. 

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dérrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për màsakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *