• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Nga industria mjekësore tek ajo e ndërtimit, zbardhet lista e blerësve të Vllaznisë

Byadmin

May 11, 2021

Lajmi i shumëpritur për sportdashësit shkodranë, që ka të bëjë me kalimin e klubit të futbollit Vllaznia nga pronësia e bashkisë te biznesi privat, pritet që të bëhet sot realitet. Parimisht, interesimi nga privatët duket i madh. Fillimisht kanë qenë 10 kompani që kanë dorëzuar dokumentacionin në Bashkinë Shkodër për të marrë pjesë në ankandin e shitjes së klubit të futbollit, proces i cili është parashikuar të kryhet sot.

Pas dorëheqjes së paralajmëruar të ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, dje janë mësuar edhe 9 kompanitë e tjera të interesuara për të blerë klubin shkodran. Këto kompani kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e ankandit, pasi më parë kanë tërhequr edhe dokumentacionin përkatës.

No photo description available.

Në fazën fillestare, pjesë e interesimit për të blerë Vllazninë ishte edhe kompania e ish-presidentit, Valter Fushaj, por që dje ka vendosur të tërhiqet nga procesi i shitjes, arsye të cilat ai i ka sqaruar për “Panorama Sport”. Kompania “Colosseu Construcion” me përfaqësues z.Ded Fushaj është tërhequr dje nga gara.

Gazeta ka mësuar edhe emrat dhe përfaqësuesit e nëntë kompanive që janë të interesuara për ta blerë klubin, ku sponsori aktual Alban Xhaferi dhe Almiro Gurakuqi vijnë në ankand me dy oferta, si përfaqësues të dy kompanive të ndryshme. Duke iu referuar përciptas emrave të kompanive, shikohet se në ankand marrin pjesë biznese që operojnë në fusha të ndryshme, duke filluar nga farmaceutika, ndërtimtaria, apo edhe profile të tjera. Kompanitë apo individët e interesuar për të blerë Vllaninë janë: “CFO Pharma”, Almiro Gurakuqi, “Albasport & Entertainment”, “Albaphoto”, “Shkodra Beton –Inerte”, “Natyra Kështjellë”, “Joni 5 Shpk”, “Engineering Global Solution”, “Carpathia Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *